Urdhri ‘‘Dr Ibrahim Rugova’’ për Hovenier, Guerot: Çmim i merituar për një ambasador të madh, mik i shkëlqyer
Ambasadori i Francës në Kosovë Olivier Guerot, e ka cilësuar si një mik dhe koleg të shkëlqyer, ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, pasi që këtij të fundit iu nda urdhri ‘‘Dr Ibrahim Rugova’’, nga presidentja Vjosa Osmani.
Ambasadori francez ka thënë edhe se Hovenier është ambasador i madh, dhe se ky çmim i ndarë për të është çmim i merituar.
Guerot ka shprehur edhe kënaqësi që ai ka punuar me Hovenier për ta ndihmuar Kosovën në rrugën e saj euro-atlantike.
‘‘Sonte miku dhe kolegu im i shkëlqyer Jeff Hovenier, ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është nderuar me Urdhrin “Dr Ibrahim Rugova”, nga presidentja Vjosa Osmani. Një çmim i merituar për një Ambasador të madh me të cilin pata kënaqësinë të punoja, duke ndihmuar Kosovën në rrugën e saj euro-atlantike’’, ka shkruar ai në platformën ‘‘X’’.