Aksident mes tri veturave në Drenas, lëndohen katër persona
Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Poklek i ri të Drenasit, ku për pasojë katër persona kanë mbetur të lënduar.
Sipas informacioneve të para, personat e lënduar janë dërguar për të pranuar ndihmë mjekësore, ndërsa në aksident janë përfshirë tri vetura, shkruan Sinjali.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, ndërsa me rastin tashmë po merren hetuesit nga policia e trafikut, për të zbardhur detajet e aksidentit.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.