Me pranga në duar Gëzim Sveçla i VV-së del para Gjykatës (VIDEO)

Me pranga në duar Gëzim Sveçla i VV-së del para Gjykatës (VIDEO)

Asamblisti i VV’së në komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla, i cili dy ditë më parë demoloi pajisjet në sallën e mbledhjeve në Komunën e Prishtinës, sot është sjell para gjykatës me pranga, shkruan Periskopi.

Ndërsa Prokuroria Themelore e Prishtinës, ka thënë do të kërkoj caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj tij.

I njëjti, nga prokuroria është thënë se hetohet për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

‘‘Ju njoftojmë se prokurori i rastit në këtë çështje penale ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve për shkak të veprës penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” nga neni 321 i KPRK-së, si dhe ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj të dyshuarit, si masë për sigurimin e prezencës së tij në procedurë penale dhe se do të ndërmerren me kohë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast’’, është thënë nga Prokuroria për Express.

 

E për këtë veprim të tij, Svecla kishte thënë se defunksionalizimi i mikrofonit ishte një aksion simbolik, i nevojshëm për të ndaluar përkohësisht seancën ku do të miratoheshin disa projekte që ai i konsideron si shkatërruese për Prishtinën.

“Rasti që ka ndodhur nuk ka të bëjë fare me miratimin e buxhetit, për shkak se disa media e kanë potencuar këtë si gjoja shkak i votimit të buxhetit. Unë e kam ndërmarrë një veprim, bëhet fjalë për defunksionalzimin e mikrofonit, i cili në një kohë shumë të shkurtë u funksionalizua sërish. D.m.th nuk bëhet fjalë për kurrfarë vandalizmi të sallës së Kuvendit, bëhet fjalë për një veprim politik, aksion simbolik, i cili ishte i domosdoshëm në mënyrë që të paktën përkohësisht të ndërpritet ajo seancë në të cilën do të merreshin disa vendime e që janë shumë të dëmshme për qytetin dhe për banorët e Prishtinës… Po jam i ftuar (nga Policia), në ora 14:00 do të shkojë në polici për të dhënë deklaratë për këtë çështje”, kishte thënë Sveçla.

 

 

Shpërndaje në: