Fat i keq për Real Madridin, lëndohet Mbappe
Real Madrid ka pasur fat të keq me lëndimet deri tani këtë sezon, me vetëm një grup të vogël lojtarësh që nuk janë prekur nga ky problem gjatë muajve të fundit.
Aktualisht, lojtarë si Dani Carvajal, Eder Militao dhe Eduardo Camavinga, dhe tani lojtari më i fundit që është prekur nga ky problem që duket se nuk ka fund është Kylian Mbappe.
Mbappe ka pasur një fillim të vështirë në karrierën e tij te Real Madrid, megjithëse gjërat kanë filluar të përmirësohen.
Ai shënoi në fitoren ndaj Girona në fundjavë, ndërkohë që shënoi edhe golin e parë në Ligën e Kampionëve kundër Atalantës të martën.
Megjithatë, ai u detyrua të largohej në gjysmën e parë të ndeshjes në Bergamo pasi pësoi një lëndim.
Duket se është një lëndim muskulor që Mbappe ka pësuar, megjithëse është ende shumë herët për të thënë se sa serioz është problemi.
Real Madrid shpreson që të jetë vetëm një lëndim i vogël, por edhe nëse është kështu, ai mund të mos luajë në ndeshjet e mbetura të klubit për vitin 2024.