Munishi: Shumë filmagji e pak burra, ne po luftojmë si luana
Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi njihet për postimet e tij “speciale” në rrjetet sociale.
Munishi nga fillimi i këtij edicioni e ka marrë drejtimin e Dukagjinit, në një prej “Superligave” më të forta pasluftës.
Një postim të tillë e ka postuar edhe sonte, me disa fjalë tunduese, mirëpo duke i motivuar djelmoshat e tij.
“Sezon me shumë probleme, por po luftojmë si luana. Shumë filmagji e pak burra, por na jemi shumë të fortë. Forca Dukagjini!”, ka shkruar Munishi në Facebook.
Dukagjini për momentin zë pozitën e nëntë në tabelë me 17 pikë të tubuara, aq sa kanë edhe Ferizaj e Llapi.