“Dua të luaj kundër Shqipërisë”, Franco Foda për kualifikueset e Botërorit 2026
Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin ‘EKIPI A’ në ATV, ku ka folur për sfidat e ardhshme dhe preferencat e tij për kundërshtarët në kualifikueset e Botërorit.
Kur është pyetur se cilën kombëtare do të dëshironte të kishte përballë në fazën e kualifikimeve për Botororin e vitit 2026, Foda ka përmendur dy ekipe: Shqipërinë dhe Italinë.
Ai e shpjegoi zgjedhjen e tij duke theksuar se Kombëtarja e Shqipërisë është shumë afër Kosovës.
‘Unë jam gjysmë italian, baba im i cili nuk jeton më ishte italian, për këtë arsyje do të dëshiroja të luaja kundër Italisë. Gjithashtu do të dëshiroja kundër Shqipërisë sepse është shumë afër dhe do të ishte mirë’ tha Foda.
Përsa i përket Italisë, Foda theksoi lidhjen e tij personale me këtë komb, pasi ai është gjysmë italian.