Google Maps nga tash do të mbajë në mend vendin ku e keni parkuar veturën
Nëse ndonjëherë ju ka ndodhur të keni harruar se ku e keni parkuar veturën, kjo nuk do të jetë më problem pasi Google Maps do të mbajë mend për juve lokacionin e veturës suaj.
Përditësimi i ri punon në mënyrë të veçantë. Me rastin e lëvizjes së këtij opsioni gjithçka që duhet të bëni është të shtypni pikën e kaltër dhe pas kësaj në vendin ku e keni parkuar do të dalë shenja ‘P’, transmeton KosovaPress.
Por, Google Maps do të sjellë edhe disa risi. Kështu që nga tash do të mund të urdhëroni aplikacionin që t’ju përkujtojë në rast të skadimit ta shtyni vazhdimin e parkimit. Ekziston edhe mundësia që të shkruani koment për vendin ku e keni parkuar veturën, në mënyrë që ta gjeni më lehtë vendin.
Përditësimi i ri i Google Maps tash për tash është i qasshëm vetëm për përdoruesit e Android, shkruan Tech Crunch.