Mësoni se çfarë tregojnë shenjat që keni në trup?
Kokrrat e vogla
Kokrrat e vogla që zakonisht shfaqen në duar apo këmbë. Ato janë të ashpra dhe janë rezultat i prodhimit të keratinës në trupin tuaj, e cila është një proteinë që mbron lëkurën tuaj.
Për shkak se lëkura nuk hidratohet rregullisht, keratina bllokohet tek poret dhe formon këto kokrra të vogla.
Një kokërr e madhe e kuqe
Arsyet e shfaqjes së saj nuk dihen, por shumicës se njerëzve ju shfaqet rreth moshës 30- vjeç. Ato mund të shfaqen në çdo pjesë të trupit.
Janë të parrezikshme por gjithsesi nëse ju bezdisin mund t’i hiqni tek dermatologu me anë të laserit.
Nishanet
Pikat kafe, janë pika të cilat janë formuar për shkak të mbledhjes së melaninës.
Ne i njohim si nishane, por nëse këto pika zmadhohen apo shtohen në masë të madhe apo marrin ngjyrë tjetër, duhet bërë patjetër vizitë pasi mund të shkaktojnë kancer. Kështu që duhet vazhdimisht t’i kontrolloni nishanet tuaja.
Puçrrat
Kokrrat ngjyrë rozë-kafe. Këto janë një lloj shenje dhe zakonisht vijnë si pasojë e qimeve të parritura. Ato mund të shfaqen në çdo pjesë të trupit dhe nuk është e nevojshme t’i hiqni me ndërhyrje pasi mund të ikin edhe vetë.
Por, nëse vini re se ato shtohen në trupin tuaj, bëni mirë të këshilloheni me dermatologen. /Telegrafi/