Ish-drejtori i Urbanizmit në Prishtinë zyrtarizohet si kandidat për deputet në LDK

Ish-drejtori i Urbanizmit në Prishtinë zyrtarizohet si kandidat për deputet në LDK

Ardian Olluri, ish-drejtor i Urbanizmit në Prishtinë, ka shpallur kandidaturën e tij për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Kandidatura e Ollurit u bë e njohur gjatë tubimit të sotëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Lipjan, ku u prezantuan kandidatët e degës për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Pas shpalljes së kandidaturës, Olluri shprehu përkushtimin e tij për të përfaqësuar interesat e qytetarëve të tij në Kuvendin e Kosovës.

Ai e cilësoi këtë nominim si një nder të madh dhe një përgjegjësi që do ta përmbushë me angazhim të plotë, duke theksuar se, me mbështetje dhe besim të ndërsjellë, është i sigurt që do të punojë për një të ardhme më të mirë për vendin.

“Ky nominim është një nder i madh për mua dhe një përgjegjësi që e pranoj me përkushtim të plotë për të përfaqësuar interesat e qytetarëve tanë. Së bashku me përkrahjen tuaj dhe besimin e ndërsjellë, jam i bindur se mund të punojmë për një të ardhme dinjitoze për vendin tone”, tha Olluri.

Shpërndaje në: