”Skenar ogurzi për t’i fajësuar tjerët”, Sveçla reagon pasi Policia gjeti në veri uniforma me simbole amerikane dhe britanike

”Skenar ogurzi për t’i fajësuar tjerët”, Sveçla reagon pasi Policia gjeti në veri uniforma me simbole amerikane dhe britanike

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar për gjetjen e një sasie të konsiderueshme municioni, armësh dhe uniformash gjatë bastisjes së zhvilluar në një ahur veri të vendit.

Sveçla pohon se “përveç uniformave të ushtrive të Serbisë dhe Rusisë, në këto dëshmi shihen uniforma të ushtrive të ShBA-ve dhe asaj Britanike dhe ky fakt shpërfaq planet dhe skenarët ogurzi për të kryer krime e sulme dhe për të fajësuar shtete të tjera”.

Andaj ai thotë se “çdokush që tenton të cenojë rendin kushtetues, sigurinë e vendit, nuk do të mund t’i ikë ndëshkimit. Republika e Kosovës, forca e ligjit të drejtë në shtetin tonë demokratik do të ngadhënjejë”.

Shpërthimi në Ibër-Lepenc/ Policia gjen municion, armë dhe uniforma gjatë bastisjes në veri – ishin fshehur nën një ahur derrash

Shpërndaje në: