Shpërthimi në Ibër-Lepenc/ Policia gjen municion, armë dhe uniforma gjatë bastisjes në veri – ishin fshehur nën një ahur derrash

Shpërthimi në Ibër-Lepenc/ Policia gjen municion, armë dhe uniforma gjatë bastisjes në veri – ishin fshehur nën një ahur derrash

Policia e Kosovës ka kryer sot edhe një bastisje në veri të vendit pas shpërthimit në Ibër-Lepenc.

Aty ka gjetur municion, armë dhe uniforma.

Lajmin e ka konfirmuar ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili tha “këto të gjitha janë gjetur të fshehura nën një ahur”.

Sveçla bëri të ditur se mes uniformave të gjetura kishte ato të ushtrive të Serbisë dhe Rusisë, por edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

“Ky është municioni, armët dhe uniformat që janë gjetur sot gjatë nje bastisjeje në veri të vendit. Këto të gjitha janë gjetur të fshehura nën një ahur. Përveç uniformave të ushtrive të Serbisë dhe Rusisë, në këto dëshmi shihen uniforma të ushtrive të ShBA-ve dhe asaj Britanike dhe ky fakt shpërfaq planet dhe skenarët ogurzi për të kryer krime e sulme dhe për të fajësuar shtete të tjera.”, ka shkruar ai.

“Çdokush që tenton të cenojë rendin kushtetues, sigurinë e vendit, nuk do të mund t’i ikë ndëshkimit. Republika e Kosovës, forca e ligjit të drejtë në shtetin tonë demokratik do të ngadhënjejë”, ka shkruar Sveçla.

Shpërndaje në: