SBASHK pas takimit me MASHTI-n: Nagavci nuk pati gatishmëri të bisedoj, nesër protestojmë
SBASHK ka njoftuar se sot Rrahman Jasharaj, Vjollca Shala dhe Ymer Ymeri janë takuar me ministren Arbërie Nagavci dhe zv/ministrin Taulant Kelmendi.
“Pas konferencës me mediet që ka mbajtur sot SBASHK , Ministrja Nagavci bashkë me zv.ministrin Taulant Kelmendi janë takuar në MASHTI me kryetarin Rrahman Jasharaj, nënkryetaren Vjollca Shala, sekretarin e përgjithshëm Ymer Ymeri dhe zyrtarin ligjor Blendor Shatri.”
Sipas SBASHK’ut takimi ka qenë i shkurtë dhe ka përfunduar pa asnjë rezultat pasi “ministrja Nagavci nuk pati gatishmëri të bisedoj konkretisht për kërkesat legjitime të anëtarësisë që SBASHK i ka bërë publike tani e sa kohë”.
SBASHK nesër do të mbajë protestë.
“SBASHK shpreh keqardhje për këtë qëndrim të Ministres Nagavci dhe prandaj nesër do të mbahet protesta e 4 paralajmëruar dhe Këshilli Drejtues do të vendosë edhe për veprimet tjera sindikale. SBASHK uron që nesër në kuadër të protestës përfaqësues të MASHTI-t të takohen me udhëheqës të protestës në përpjeke për të arritur marrëveshje të pranueshme për të dy palët.”
Paralajmëruan protestë, MASHT e fton në takim SBASHK-un