Tifozët mblodhën një milion euro për pak ditë dhe e shpëtuan klubin gjerman nga falimentimi
Një lajm i keq mbërriti javën e kaluar për tifozët e Lubeck, ekipit që garon në kategorinë e katërt në Gjermani.
Lubeck është një qytet në Gjermaninë, në pjesën e Schleswig-Holstein.
Klubi ka njoftuar se po përballet me falimentimin dhe se në 48 orët e ardhshme duhet të mbledhë një milion euro për të shpëtuar veten.
“Një analizë gjithëpërfshirëse e situatës aktuale financiare ka identifikuar një mungesë të konsiderueshme likuiditeti, e cila paraqet një sfidë të madhe financiare për Bordin Mbikëqyrës dhe menaxhmentin”, shkruan drejtuesit e klubit.
“I bëjmë thirrje të gjithëve që të qëndrojnë pranë nesh në këtë moment të vështirë të mendojnë se si të na mbështesin. Çdo mbështetje në kohë është e rëndësishme, qoftë në formën e sponsorizimit, donacioneve apo masave të tjera. Vetëm së bashku mund ta shpëtojmë Lubeckun dhe ta kapërcejmë këtë krizë ekzistenciale”, thuhej në njoftim dhe tifozët e Lubeck treguan se sa të gatshëm janë për të shpëtuar klubin e tyre.
Klubi njoftoi të dielën pasdite se kishte arritur të mbledhë një milion euro nga tifozët, mbështetësit dhe sponsorët gjatë ditëve të fundit.
Në një meshë në Lubeck herët në mbrëmjen e së dielës, lajmi për shpëtimin u njoftua zyrtarisht për fansat. Rreth 4500 njerëz morën pjesë.
Klubi më vonë e bëri të ditur lajmin në kanalet e tij zyrtare: “E bujshme, e jashtëzakonshme, unike, kjo është histori, megjithëse është e vështirë të përshkruash me fjalë atë që përjetuam, grumbulluam, ndamë dhe arritëm së bashku si familja Lubeck. Mblodhëm shumën e nevojshme prej një milion eurosh, Lubeck është gjallë!”, njoftoi klubi.