‘‘Padrejtësi dhe mjerim”, Selmanaj numëron dështimet e Kurtit në drejtësi

‘‘Padrejtësi dhe mjerim”, Selmanaj numëron dështimet e Kurtit në drejtësi

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj duke marrë shkas nga debati në seancën e Kuvendit ku po flitet për punën 4-vjeçare të Qeverisë Kurti, ka numëruar dështimet e pushtetit.

Sipas Selmanajt, qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti ka dështuar në sistemin e drejtësisë.

Deputeti i LDK-së ka shkruar në Facebook se ju përshtatet slogani ‘Padrejtësi dhe Mjerim”.

Postimi i plotë:

Albin Kurti, në seancë plenare tha: LVV nuk ka premtuar njohje të reja për Kosovën, por “Drejtësi dhe punësim”.

Ja çka ka bërë për 4 vite për drejtësinë:

– Tërësisht ka dështuar ta reformoj sistemin e drejtësisë;

– Ka dështuar me procesin e Vettingut;

– Ka dështuar me Këshillin Prokurorial;

– Ka dështuar me Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme;

– Bashkë me presidenten e kanë lënë tash e 3 vite vendin pa Kryeprokurore;

– Ka dështuar me ligje kundër kushtetuese të fushës së drejtësisë, të konfirmuara nga Gjykata Kushtetuese;

– Ka dështuar me Shërbimin Korrektues, për parandaluar arratisjet e shumta të të burgosurve;

– Ka dështuar në zbardhjen e rastit të Astrit Deharit!

– Ka dështuar në menaxhimin e institucioneve vartëse të Ministrisë së Drejtësisë, ku 3 herë u dogj Instituti i Mjekësisë Ligjore!

– Ka dështuar ta padisë Serbinë për gjenocid  në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Mos të harrojm të gjitha këto kanë qenë premtime gjatë fushatës elektorale, por që dolën të jenë të gjitha MASHTRIME!

Në fund të mandatit kësaj qeveria, më së miri i përshtatet sllogani “PADREJTËSI DHE MJERIM”!

Shpërndaje në: