Premtoi 160 çerdhe, Nagavci në fund të mandatit thotë se 14 janë përfundu: Do vazhdojmë ti ndërrtojmë çerdhet për fëmijët

Premtoi 160 çerdhe, Nagavci në fund të mandatit thotë se 14 janë përfundu: Do vazhdojmë ti ndërrtojmë çerdhet për fëmijët

Kur në Kuvendin e Kosovës po diskutohet për katër vjet të qeverisjes Kurti, ka folur edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Nagavci, e cila kishte premtuar se do të ndërtonin 160 cerdhe, ka thënë se në mandatin e saj janë përfunduar 14 deri tash.

Pjesë nga fjalimi i Nagavcit:

I kemi 14 çerdhe të përfunduar dhe të adoptuara. I kemi 38 në proces në të ndërtimit dhe janë 12 çerdhe në proces të prokurimit.

Në këtë pikë, po ju japi vetëm dy shifra; Prej vitit 2003 e deri në vitin 2021 MASHT’i ka ndërtuar vetëm 4 çerdhe, 18 vjet 4 çerdhe.

Për periudhën në më pak se 4 vite jemi duke investuar në 64 çerdhe. Dhe vetëm në këtë mandat rritja e përfshirjes së fëmijëve në edukimin e hershëm është për 50.4 përqind, sipas statistikave zyrtare,
Përkundër vështirësive që i kemi do vazhdojmë ti ndërrtojmë cerdhet për fëmijët. 

Shpërndaje në: