Tahiri – Kurtit: Dil trego cila është lidhja jote me Martinin, Nagipin, rezervat shtetërore e kontrat njëburimore
Shefi i GP të AAK, Besnik Tahiri, i ka bërë thirrje Kurtit në Kuvend që të përgjigjet rreth lidhshmërisë së tij me Martin Berishajn, Nagip Krasniqin e gjithë kontratave njëburimore gjatë mandatit të tij.
Ndër të tjera, Besnik Tahiri i AAK’së tha:
Në ekspozeun e këtij debati të cilin e kemi thirrur ne deputetë të Aleancës kam kërkuar me i bo disa sqarime.
A e din çka bëtë ju në këtë foltore. Ju vec sa nuk shkuat në sent items të e-mailit tonë edhe me na tregu edhe kujt i ke dërgu e-mail, kujt i ke dërgu letër, sa telefonata i ke bo, sa fax i ke çu, cka ke hangër e çka ke pi. O nuk është kah na intereson neve, detyrën që e ki me Kushtetutë, nuk po na intereson neve çka ki në sent të e-mailave.
Dil tregona këtu a je në dijeni për kontratat njëburimore dhe a janë me urdhër tënd.
Dil tregona këtu, cila është lidhja jote me Martinin, me rezervat shtetërore korrupsionin, me Nagipin me rrymën, dil tregoj qytetarit të Kosovës çka ke bë ti për me ulë koston e jetesës. Secili artikull ushqimorë është ngritë, mezi po e lidhin njerëzit muaji me muaj e ti po na kallëxon për sent item e e-mailave tu.
Dil tregoj qytetarëve të Kosovës kur përfundon rruga për Gjakovë, Podujevë, Gjilan, Mitrovicë. Dil tregoji qytetarëve të Kosvës me çka do me dalë në fushatë përvecse me amshtrimet e manipulimet që u bënë në këtë seancë.
Mos iu ik, e mos i trego veprimet të cialt janë të ditura çka bënë në kabinet, por përgjigju në këto çështje.