Kusari për rastin e Buzhalës: Sikur të kërcënohej kryeministri a ministrat, personi do të ndodhej në paraburgim

Kusari për rastin e Buzhalës: Sikur të kërcënohej kryeministri a ministrat, personi do të ndodhej në paraburgim

Juristja e medias, Flutura Kusari, ka reaguar për kërcënimin me vrasje ndaj gazetarit Berat Buzhala.

Ajo ka thënë se sikur të kërcënohej kryeministri apo ministrat, personi do të ndodhej në paraburgim.

Postimi i plotë:

Ta dini, sikur ky personi që e ka kërcënu Beratin ta kish kërcënu kryeministrin, ministren e drejtësisë, ah mos e bo zot, ministrin e punëve të brendshme, deri tani, personi do të ndodhej në paraburgim. Sigurisht që arrestimi i tij do të shoqërohej edhe me masa shtesë të sigurisë ndaj politikanit të kërcënuar.

Por meqë në Kosovë një palë standarde përdoren për sigurinë e politikanëve dhe një palë tjera për sigurinë e gazetarëve dhe të aktivistëve, personi është ende i lirë në hapësirë dhe i pa trazuar në përditëshmërinë e tij.

Kështu mesazhi është i qartë: sulmoni gazetarët pra iu frikësu ligjit sepse ata i shërbejnë Serbisë.

Dhe rezultati është rënia për 19 vende e vendit të në indeksin e në lirisë së medias.

Shpërndaje në: