Daut Haradinaj: Bashkim Ramosaj ia ka rritë vlerën listës së Aleancës për deputetë
Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ia ka rritë vlerën kësaj komune.
Daut Haradinaj ka thënë se Ramosaj do t’ia rritë vlerën edhe listës për deputetë.
“Njeriu që i rriti vlerën qytetit të Deçanit, tani ja rritë vlerën listës për deputet. Kush tjetër përpos Bashkim Ramosajt. Kryetar; S’ka mu nal!”, ka thënë Haradinaj.