Në vend të tubave, vendoset një kontejner në kanalin e ujit të Ibër Lepencit të sulmuar me eksploziv
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka publikuar fotografi nga vendi ku ndodhi sulmi në kanalin e ujit të Ibër Lepencit në Zubin Potok.
Ajo ka thënë se për ta ruajtur sigurinë e kanalit kanë aplikuar një zgjidhje të re inxhinierike.
Rizvanolli shtoi se për të realizuar punët në kanal, furnizimi i kanalit me ujë është ndërprerë mbrëmë në mesnatë.
“Si rrjedhojë, komunat që furnizohen me ujë nga Ibër Lepenci mund të kenë reduktime gjatë ditës së sotme.”
Ajo tha se intervenimet në kanal sapo kanë përfunduar dhe furnizimi i kanalit me ujë ka rifilluar.