Seanca plenare për katër vjet qeverisje, Kurtit i mungojnë disa ministra në Kuvend

Seanca plenare për katër vjet qeverisje, Kurtit i mungojnë disa ministra në Kuvend

Në Kuvendin e Kosovës ka filluar seanca plenare në të cilën do të shqyrtohet projektrezoluta për katër vjet qeverisjeje të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.

Të pranishëm duken të jenë disa nga ministrat e qeverisë, megjithatë ka edhe prej tyre që mungojnë.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca u pa duke u zëvendësuar nga nënkryetarja Saranda Bogujevci.

Në seancën ku po flitet për punën katërvjeçare të Kurtit, shihet se nuk po marrin pjesë as ministrja e MPJD-së, Donika Gërvalla e as zv/kryeministrin Besnik Bislimi.

I pranishëm shihet të mos jetë edhe ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi.

Shpërndaje në: