Zyrtarët policorë sulmohen nga dy persona që u vetaksidentuan në gjendje të dehur

Zyrtarët policorë sulmohen nga dy persona që u vetaksidentuan në gjendje të dehur

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy persona që ishin vetaksidentuar në gjendje të dehur në Pejë.

Sipas policisë të njëjtit gjatë arrestimit dhe shoqërimit në stacion policor kishin sulmuar zyrtarët policorë.

“Dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar për shkak se të njëjtit pasi ishin aksidentuar me veturë në gjendje të dehur gjatë arrestimit dhe shoqërimit në stacion kanë sulmuar zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas inicimit të rastit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shpërndaje në: