Kontratë 300 mijë euroshe, por disa vetura të Policisë ende me goma të verës

Dy javë kanë kaluar që kur shoferët në Kosovë janë të detyruar sipas ligjit të posedojnë goma të dimrit dhe ky obligim zgjat deri më 15 mars, pa marrë parasysh kushtet atmosferike.

Dënimi që Policia e Kosovës e shqipton për ngasësit që vazhdojnë të vozisin veturën me goma vere është 40 euro.

Por, veturat e këtij institucioni po qarkullojnë aktualisht pa goma dimri dhe së paku gjashtë vetura të njësive speciale nuk është bërë ndërrimi i gomave.

Pavarësisht kësaj, Policia e Kosovës ka mohuar se ka të tilla raste.

“Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha veprimet dhe procedurat  e nevojshme për të siguruar që këto automjete të jenë të gatshme për sezonen dimërore dhe të posedojnë pajisjet e nevojshme duke përfshirë edhe gomat e dimrit.”

Çështja e furnizimit dhe liferimit të gomave është e rregulluar me një kontratë të ndërlidhur jo nga Policia por nga Agjencia Qendrore e Prokurimit.

Kontrata e nënshkruar më 10 tetor të 2023-s kap vlerën mbi 300 mijë euro.

Përgjegjësi e kompanisë në fjalë ishte që për tri vjet të furnizojë dhe të montojë gomat e veturave të Policisë së Kosovës.

AQP nuk i ka kthyer Dukagjinit përgjigje për këtë çështje, ndërsa vet Policia insiston që kjo gjë është kryer me kohë.

Por, kontratës trevjeçare të lidhur nga AQP  që i është referuar Policia e Kosovës, e cila është kontrata e vetme e publikuar në faqen e Agjencisë për këtë shërbim, pronari i kompanisë thotë se tashmë atë ia kanë shkëputur njëanshëm.

Madje, ai ka akuzuar televizionin për raportimet edhe të vitit të kaluar për këtë çështje.

“Policia e Kosovës e ka ndërpre kontratën me neve dhe nuk kemi kontratë me Policinë e Kosovës. Policia si rezultat i veprimeve tua dhe atyre bandave tjera sikur ti, e kanë ndërpre jashtëligjshëm kontratën me Eurogomën, zyrtarisht po ta them ne nuk kemi kontratë me Policinë”.

Dy javë kanë kaluar që kur shoferët në Kosovë janë të detyruar sipas ligjit të posedojnë goma të dimrit dhe ky obligim zgjat deri më 15 mars, pa marrë parasysh kushtet atmosferike.

Dënimi që Policia e Kosovës e shqipton për ngasësit që vazhdojnë të vozisin veturën me goma vere është 40 euro.

Por, veturat e këtij institucioni po qarkullojnë aktualisht pa goma dimri dhe së paku gjashtë vetura të njësive speciale nuk është bërë ndërrimi i gomave.

Pavarësisht kësaj, Policia e Kosovës ka mohuar se ka të tilla raste.

“Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha veprimet dhe procedurat  e nevojshme për të siguruar që këto automjete të jenë të gatshme për sezonen dimërore dhe të posedojnë pajisjet e nevojshme duke përfshirë edhe gomat e dimrit.”

Çështja e furnizimit dhe liferimit të gomave është e rregulluar me një kontratë të ndërlidhur jo nga Policia por nga Agjencia Qendrore e Prokurimit.

Kontrata e nënshkruar më 10 tetor të 2023-s kap vlerën mbi 300 mijë euro.

Përgjegjësi e kompanisë në fjalë ishte që për tri vjet të furnizojë dhe të montojë gomat e veturave të Policisë së Kosovës.

AQP nuk i ka kthyer Dukagjinit përgjigje për këtë çështje, ndërsa vet Policia insiston që kjo gjë është kryer me kohë.

Por, kontratës trevjeçare të lidhur nga AQP  që i është referuar Policia e Kosovës, e cila është kontrata e vetme e publikuar në faqen e Agjencisë për këtë shërbim, pronari i kompanisë thotë se tashmë atë ia kanë shkëputur njëanshëm.

Madje, ai ka akuzuar televizionin për raportimet edhe të vitit të kaluar për këtë çështje.

“Policia e Kosovës e ka ndërpre kontratën me neve dhe nuk kemi kontratë me Policinë e Kosovës. Policia si rezultat i veprimeve tua dhe atyre bandave tjera sikur ti, e kanë ndërpre jashtëligjshëm kontratën me Eurogomën, zyrtarisht po ta them ne nuk kemi kontratë me Policinë”, raporton Tv Dukagjini.

Shpërndaje në: