Kuvendi sot mban seancë plenare, shqyrton projekt-rezolutën për katër vjet qeverisje

Kuvendi sot mban seancë plenare, shqyrton projekt-rezolutën për katër vjet qeverisje

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë plenare, ku do të shqyrtohet projekt-rezoluta për katër vjet qeverisje.

Për këtë pikë të rendit të ditës ishte vendosur në mbledhjen e fundit të Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Mbajtja e kësaj seance është me kërkesë të AAK-së, e cila ka qenë e deponuar në Kuvend qysh nga marsi i këtij viti kur Qeveria Kurti i ka bërë tri vjet në pushtet, mirëpo e njëjta ishte shtyrë.

Kuvendi do të mbajë edhe dy seanca plenare më 5 dhjetor, ku synohet të miratohen projektligjet që janë në shqyrtim.

Shpërndaje në: