Ish zëvendës-kryeministri i VV’së kalon në AAK

Ish zëvendës-kryeministri i VV’së kalon në AAK

Deputeti i pavarur, Haki Abazi, do t’i bashkohet listës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për zgjedhjet parlamentare 2025, ka njoftuar kjo parti.

Siç ka bërë të ditur kjo parti në një komunikatë për media, të dielën do të prezantohet zyrtarisht bashkimi i Abazit me AAK-në.

“Haki Abazi i bashkohet Listës së AAK-së. Të dielën në ora 12:00, në selinë e AAK-së mbahet konferencë e përbashkët shtypi e kandidatit për kryeministër, Ramush Haradinaj dhe Haki Abazit”, thuhet në ftesën e AAK-së për konferencën për media.

Abazi u bë deputet nga radhët e Vetëvendosjes. Por ai u largua nga partia për të mbetur deputet i pavarur. Në mandatin e Qeverisë Kurti 1 ai ka qenë edhe zëvendëskryeministër.

 

Shpërndaje në: