Tetë të arrestuar në veri pas shpërthimit në kanalin e Ibër Lepencit

Tetë të arrestuar në veri pas shpërthimit në kanalin e Ibër Lepencit

Policia e Kosovës ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme për media, pas sulmit të mbrëmshëm në kanalin e Ibër Lepencit në Zubin Potok.

Në këtë konferencë foli edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ku tha se bastisjet u kryen në 10 lokacione dhe se 8 persona u arrestuan.

“Sulmet e vazhdueshme, siç janë sulmet e fundit janë sulme që dirigjohen nga Serbia. Ky sulm cilësohet si më i rëndi ndaj infrastrukturës kritike që nga përfundimi i luftës. Ky sulm nuk është vetëm një sulm i rëndomt, por i organizuar nga organizatat profesioniste. Sot në 10 lokacione janë realizuar kontrolle dhe janë arrestuar e shoqëruar 8 persona të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale”, tha ai në konferencë për media.

Shpërndaje në: