Bislimi: Nemanja Radivojeviq – Gandi është i dyshuari kryesor për sulmet në Zveçan

Bislimi: Nemanja Radivojeviq – Gandi është i dyshuari kryesor për sulmet në Zveçan

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Bisnik Bislimi, duke thënë se Lista Serbe është nxituar me reagimin e djeshëm për sulmin në Ibër-Lepenc.

Sipas Bislimit, edhe ministri i Jashtëm serb u distancua nga ky sulm vetëm që të mund ta sulmojë Kurtit.

Me një komunikatë të gjatë Lista Serbe u nxitua mbrëmë që të distancohet nga sulmi terrorist i eksplodimit në kanalin Ibër-Lepenc në Varagë të Zubin Potokut, kur pakçka dihej. Ministri i jashtëm serb, Marko Gjuriq, u distancua vetëm që të mund ta sulmojë Kryeministrin Albin Kurti. Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot tha që nuk deshi të nxitohej në distancim të hershëm. Ndërkohë, kështu kanë thënë edhe për sulmin në Banjskë të Zveçanit kur e vranë rreshterin e policisë sonë, Afrim Bunjakun.” – ka shkruar Bislimi.

Ai tutje ka thënë se ata u distuancuan, por sipas tij vazhdojë përkrahjen financiare ndaj kryeterroristit, Milan Radojiçiqit, duke shkruar se dora e djathtë e Radojiçiqit, Nemanja Radivojeviq – Gandi, është i dyshuari kryesor për sulmen që ndodhën gjatë javës në Zveçan dhe për sulmin në Zubin Potok.

Janë distancuar por ende e mbështesin dhe financojnë Millan Radoiçiqin i cili qarkullon nëpër Serbi dhe planifikon e organizon sulme mbi Kosovën nga ana tjetër e kufirit. Dora e djathtë e tij, Nemanja Radivojeviq – Gandi, është i dyshuari për sulmin me granatë dore në stacionin e policisë në Zveçan më 26 nëntor 2024, e që bashkë me sulmin në ndërtesën e komunës atje më 28 nëntor 2024, i paraprinë sulmit terrorist e kriminal ndaj infrastrukturës kritike që na mundëson ftohjen e termoelektranave që prodhojnë energjinë elektrike dhe furnizimin me ujë të disa komunave të Kosovës përfshirë një pjesë të kryeqytetit, Prishtinës.” – ka shkruar ai.

Shpërndaje në: