Këshilli i Sigurisë aprovon masa shtesë për të forcuar sigurinë rreth urave, trafostacioneve, antenave dhe liqeneve

Këshilli i Sigurisë aprovon masa shtesë për të forcuar sigurinë rreth urave, trafostacioneve, antenave dhe liqeneve

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se Këshilli i Sigurisë ka aprovuar masa shtesë për të siguruar objektet dhe shërbimet kritike.

Këto masa nënkuptojnë shtimit e mbikëqyrjes se urave, trafostacioneve, antenave, liqeneve dhe kanaleve.

Në mbledhje e jashtëzakonshme, e cila është mbajtur pas shpërthimit në Zubin Potok, qeveria ka treguar se çka është diskutuar.

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, me fillim në 01:30, nën udhëheqjen e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u mbajt një mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurisë së Republikës së Kosovës. Kjo mbledhje u thirr pas sulmit të tretë në 72 orët e fundit, që këtë herë ka shënjestruar infrastrukturën kritike të vendit – sistemin e furnizimit me ujë dhe prodhimin e energjisë elektrike. Indikacionet e para sugjerojnë se ky sulm i radhës është orkestruar nga shteti serb, i cili ka kapacitete për një sulm të këtillë kriminal e terrorist. Elemente të organizatave terroriste “Mbrojtja Civile” e “Brigada Veriore” dhe kryekrimineli Millan Radoiçiq nën dirigjimin e Presidentit dhe Qeverisë së Serbisë planifikojnë e ushtrohen në Serbi për sulme të këtilla profesioniste”, është thënë në njoftimin e Qeverisë, duke dhënë detaje tjera.

““U vu në pah edhe ndërlidhja e gjasshme me sulmet e Rusisë agresore në Ukrainë mbi kapacitetet energjetike gjatë kësaj jave duke lënë mbi një milion amvisëri ukrainase pa energji elektrike pikërisht në prag të dimrit. Gjatë mbledhjes, anëtarët e Këshillit diskutuan masat emergjente që janë marrë dhe po ndërmirren për të zbutur pasojat e sulmit dhe për të garantuar sigurinë e infrastrukturës kritike në vend. Janë ndërmarrë hapa konkretë për të rikthyer situatën në normalitet duke siguruar qytetarët se furnizimi me ujë dhe energji elektrike do të rregullohet sa më shpejt”, është thënë në njoftim.

Në fund të njoftimin janë treguar masat se janë ndërmarr.

“Për më tepër, Këshilli i Sigurisë ka aprovuar masa shtesë për të forcuar sigurinë rreth objekteve dhe shërbimeve kritike si ura, trafostacione, antena, liqene, kanale etj. Policia e Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës do të aktivizohen në terren për këtë qëllim. Po ashtu është intensifikuar bashkëpunimin ndërinstitucional dhe ai ndërkombëtar për të parandaluar sulme të ngjashme në të ardhmen”, është thënë në njoftimin e Qeverisë.

Shpërndaje në: