Shpërthimi në Ibër, Fabrika e Ferronikelit: Vonimi i sanimit të dëmit do të kishte pasoja të mëdha për kompaninë

Shpërthimi në Ibër, Fabrika e Ferronikelit: Vonimi i sanimit të dëmit do të kishte pasoja të mëdha për kompaninë

Kompania NeëCo Ferronikeli Complex LLC ka reaguar pas shpërthimit në Ibër, duke shprehur shqetësim që rrezikon funksionimin e përgjithshëm të kompanisë

Sipas kompanisë, ky dëmtim ka ndikim të drejtpërdrejtë në infrastrukturën e furnizimit me ujë, duke rrezikuar funksionimin e sistemit të ftohjes së furrës elektrike.

Tutjr në njoftim thuhet se nëse sanimi i dëmit nuk realizohet me shpejtësi, rezervat emergjente të ujit mund të harxhohen.

Postimi i plotë:

Dëmtimi i kanalit furnizues të ujit të Ibër-Lepencit përbën një situatë shqetësuese që rrezikon funksionimin e përgjithshëm të kompanisë NeëCo Ferronikeli Complex LLC. Ky dëmtim ka ndikim të drejtpërdrejtë në infrastrukturën e furnizimit me ujë, duke rrezikuar funksionimin e sistemit të ftohjes së furrës elektrike – një element jetik për proceset tona prodhuese.

Nëse sanimi i dëmit nuk realizohet me shpejtësi, rezervat emergjente të ujit mund të harxhohen, duke detyruar ndaljen e operacioneve të furrës elektrike në mënyrë të paplanifikuar. Një skenar i tillë do të kishte pasoja të mëdha për kompaninë dhe proceset e saj industriale.

NeëCo Ferronikeli Complex LLC ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të minimizuar ndikimet negative dhe është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet e Ibër-Lepencit për zgjidhjen e shpejtë të kësaj situate kritike.

Shpërndaje në: