Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtylla e ndryshimit për Kosovën fituese
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka mbajtur një takim mobilizues me të rinjtë e Aleancës.
Haradinaj u shpreh se ky takim “ishte një dëshmi e qartë e energjisë dhe përkushtimit që ata sjellin për të ardhmen e vendit tonë”
Postimi i plotë:
Takimi mobilizues me të rinjtë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për zgjedhjet e 9 shkurtit ishte një dëshmi e qartë e energjisë dhe përkushtimit që ata sjellin për të ardhmen e vendit tonë. Rinia është forca që e shtyn përpara çdo ndryshim dhe, si gjithmonë, rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtylla e ndryshimit për Kosovën Fituese.
Pas 9 shkurtit, prioritetet tona janë të qarta: anëtarësimi direkt në NATO përmes Planit Aksional, pagë mesatare prej 1000 eurosh dhe pagë minimale prej 500 eurosh. Këto janë vendimet që do ta kthejnë Kosovën në një vend ku të rinjtë e shohin të ardhmen e tyre dhe ku potenciali i tyre i jashtëzakonshëm vihet në shërbim të vendit tonë. Këto nuk janë thjesht fjalë, por angazhime që do të fillojmë t’i zbatojmë që nga ditët e para të qeverisjes sonë.