Sindikalistët e shëndetësisë vazhdojnë me protesta, e radhës më 5 dhjetor

Sindikalistët e shëndetësisë vazhdojnë me protesta, e radhës më 5 dhjetor

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka vendosur të vazhdojë me protesta. Kështu që më datë 05 Dhjetor 2024 do të jetë protesta e radhës.Në njoftimin e FSSHK-së thuhet se vendimi për protestë u mor në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kryesisë më 26.11.2024, ku u diskutuan sfidat kryesore që po përballet sektori i shëndetësisë në Kosovë.

Me këtë protestë,FSSHK shpreh pakënaqësinë e thellë për ndërprerjen e dialogut social me Ministrinë e Shëndetësisë,mospajtimin me propozimin e qeverisë për një rritje të vogël të koeficientit prej 0.5, mosnënshkrimin e Kontratës Kolektive Sektoriale, si dhe injorimi i protestës nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë ndaj kërkesave të FSSHK-së.FSSHK thekson se këto veprime pengojnë përmirësimin e kushteve të punës dhe zhvillimin e një sistemi shëndetësor më të qëndrueshëm dhe të drejtë për të gjithë profesionistët shëndetësor.

Hykmete Bajrami ‘i lyp fer’ krejt Qeverisë: Caktone studion, merrni vizatimet me vete, unë ju pres

 

Shpërndaje në: