Rama uron 80-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë, publikon foton e foshnjës që lindi dje në ditën e flamurit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në Facebook ka uruar 80-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë.
Ai ka publikuar një fotografi të një foshnje që ka ardhur në jetë dje, ku vogëlushi shihet i veshur me ngjyrat dhe simbolet e flamurit shqiptar.
“Mirëmengjes dhe me Diansin, vogëlushi që erdhi në jetë në maternitetin “Koço Gliozheni” dje, Ditën e bekuar të Pavarësisë, ju uroj sot të gjithëve Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit”, ka shkruar kryeministri Rama.