“Blicku” shkruan për paraqitjet e Xhakës e Shaqirit në Champions
Gazeta e madhe zvicerane “Blick” ka shkruar për dhjetë lojtarët me më së shumti paraqitje në Ligën e Kampionëve, që kanë qenë apo janë ende anëtar të Përfaqësueses së Zvicrës.
Në mesin e dhjetë lojtarëve janë edhe Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.
Rekordin me paraqitje në “Champions” e mban Manuel Akanji. Akanji me Cityn në barazimin 3:3 ndaj Feyenoordit, e regjistroi paraqitjen e 53-të në elitën e futbollit evropian për klube.
Granit Xhaka, që e mban rekordin te Zvicra me 135 paraqitje, mungoi për gjashtë edicione në “Champions”, sa ishte lojtar i Arsenalit.
32-vjeçari ka 27 paraqitje në total, 22 prej të cilave me Baselin, Borussia Monchengladbachun dhe Arsenalin, në vitin 2016.
Në edicionin aktual, kapiteni i Zvicrës ka bërë pesë paraqitje me Bayer Leverkusenin.
27 ndeshje në Ligën e Kampionëve i ka edhe Marco Streller.
Ndërkohë, Xherdan Shaqiri dhe Stephan Lichtsteiner, i kanë nga 36 ndeshje të luajtura në Ligën e Kampionëve.
34-vjeçari Shaqiri është i vetmi lojtarë përfaqësues i Zvicrës, që e ka fituar dy herë trofeun e çmuar. Ai nuk luajti në finalet ku triumfuan Bayern Munichu në vitin 2014 dhe Liverpooli në vitin 2020. Por, asistimi i tij në fitoren 4:0 të Liverpoolit ndaj Barcelonës, ishte momenti i përmbysjes së rezultatit, pasi “të kuqtë” ishin mposhtur 3:0 nga Barça në ndeshjen e parë.