Krasniqi: Inaguruam memorialin e daljes së parë publike të UÇK-së në Llaushë të Drenicës

Krasniqi: Inaguruam memorialin e daljes së parë publike të UÇK-së në Llaushë të Drenicës

Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka njoftuar për inagurimin e memorialit të daljes së parë të UÇK’së në Llaushë të Drenicës, shkruan Periskopi. 

Ai u shpreh se përveç peshës historike që ka, për më tepër shënon edhe ditëlindjen e komandatit tonë legjendar, Adem Jashari.

Postimi i plotë: 

 

Sot, në datën më të rëndësishme për kombin shqiptar, 28 Nëntorin, në Drenicë inauguruam memorialin e daljes së parë publike të UÇK-së. Bëmë homazhe edhe në Prekaz e Marinë.

Kjo datë, vjen e bashkon dhe frymëzon shqiptarët ndër shekuj, që nga viti 1443 me Skenderbeun në Krujë, 1912 me Ismail Qemalin e Isa Boletinin në Vlorë, e deri më 1997 në Llaushë, në daljen e parë publike të UÇK-së.

Për më tepër, shënon edhe ditëlindjen e komandatit tonë legjendar, Adem Jashari.

Si e tillë, përtej peshës historike, ajo rishfaqet çdo vit, çdo ditë, si busullë e cila mban në kursin e duhur aspiratat dhe ëndrrat e shqiptarëve gjithandej globit, për zhvillim, unitet e integrim.

Qoftë ky nëntori i fundit të cilin e festojmë pa çlirimtarët tanë, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe shokët e tyre.

Urime 28 Nëntorin, shqiptarë!🇦🇱

Shpërndaje në: