Krasniqi bën homazhe në Prekaz: Festa na sjell emocion, pasi në mesin tonë nuk janë themeluesit e UÇK-së

Krasniqi bën homazhe në Prekaz: Festa na sjell emocion, pasi në mesin tonë nuk janë themeluesit e UÇK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë më zyrtarë të këtij subjekti politik, kanë bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Prej atje, Krasniqi ka thënë se festa e 28 Nëntorit sjell emocion, pasi ish-krerët e shtetit ndodhen në Hagë.

“Edhe sot në shënim të festave tona kombëtare jemi këtu në Prekazin heroik aty ku i ka rrënjët historia e luftës çlirimtare, por ku i ka rrënjët edhe liria e popullit tonë. Për të nderuar kontributin e jashtëzakonshëm e titanik të familjes Jashari në krye me komandantin Adem Jashari por edhe për të uruar gjithë shqiptarët kudo që janë për festen e flamurit. Për 28 nëntorin e Krujës, 28 nëntorin e Vlorës, 28 nëntorin e Prekazit, por edhe për të përkujtuar daljen publike në këtë datë të UÇK”.

“Është një festë e cila duhet të na frymëzoj secilin për të bërë punë të mira për popullin tonë për vendin tonë, është një festë e cila duhet të na përkujtoj sakrificat e gjeneratave të shumta për lirinë dhe shtetin tonë. Normalisht është edhe një festë e cila na emocionon sepse nuk i kemi në mesin tonë themeluesit dhe udhëheqësit e UÇK-së Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqi, Rexhep Selim dhe shokët e tyre të cilët po i zhvillojnë edhe sot e kësaj dite besoj shumë betejën e fundit për drejtësinë dhe lavdin e luftës çlirimtare.” – ka thënë ai, sipas “EO”.

Shpërndaje në: