Një person gjendet në rrugë në Fushë-Kosovë, vdes pasi dërgohet në QKMF

Një person gjendet në rrugë në Fushë-Kosovë, vdes pasi dërgohet në QKMF

Një person ka vdekur në Fushë Kosovë gjatë ditës së martë, derisa policia po heton rastin.

Përmes raportit 24 orësh, policia ka bërë të ditur se personi në fjalë, ishte gjetur në rrugë.

Pasi ishte dërguar në QKMF dhe pas dhënies së ndihmës, ai ka ndërruar jetë.

“Fushë Kosovë 26.11.2024 – 20:48. Lidhur me rastin personi i cili ishte hasur në rrugë, pas dhënies së ndihmës së parë është dërguar në QKMF. Pasi i është bërë kontrolli nga mjeku personi në fjalë ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.” – thuhet në raport.

Shpërndaje në: