Kurti pret në zyre mitrovicasin që fitoi zgjedhjet për kryetar komune në Gjermani

Kurti pret në zyre mitrovicasin që fitoi zgjedhjet për kryetar komune në Gjermani

Arianit Besiri ditë më parë triumfoi në zgjedhjet për kryetar të komunës në Morbach në landin Rheinland-Pfalz.

Ndërsa sot ai është mirëpritur në një takim nga ana e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Kurti tha se Besiri, ishte 1-vjeçar kur ai dhe familja e tij u detyruan të largohen nga Kosova dhe gjetën strehim si refugjatë të luftës në Gjermani.

‘’Shqiptari nga Mitrovica, Arianit Besiri, ishte 1-vjeçar kur ai dhe familja e tij u detyruan të largohen nga Kosova dhe gjetën strehim si refugjatë të luftës në Gjermani. Tash ai ka fituar zgjedhjet për kryetar të komunës në Morbach, në landin Rheinland-Pfalz të Gjermanisë në zgjedhjet lokale të mbajtura atje, për më tepër si socialdemokrat’’, ka shkruar Kurti.

Më tutje kryeministri i vendit u shpreh se mërgata jonë tashmë përveçse e integruar mirë në vendet ku banojnë e zhvillojnë veprimtaritë e tyre, po japin edhe një kontribut të jashtëzakonshëm në jetën shoqërore, politike e ekonomike.

Shpërndaje në: