Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë kundër dhjetë të pandehurve
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër dhjetë (10) të pandehurve O.F, A.U, A.K, SH.K, K.M, A.M, F.ZH, G.H, N.J, dhe V.K.
Aktakuza është ngritur për shkak se dhjetë të pandehurit në vazhdimësi kanë kryer veprën penale: “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, nga neni 267 paragrafi 2 lidhur me nenin 275 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.9 dhe me nenin të 77 KPRK-së, e kryer në grup.
Rasti ka të bëjë me veprën penale të kryer gjatë viteve 2022 – 2024, ku të pandehurit duke vepruar si grup e me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm material, janë marrë me veprimtarinë e kundërligjshme të transportit të lëndëve narkotike të llojit marihuanë, që për qëllim kishte shitjen dhe shpërndarjen në territorin e Republikës së Kosovës dhe transportin e lëndëve narkotike në shtetin e Turqisë.