Komandanti i KFOR-it dhe ambasadori bullgar diskutojnë për sigurinë dhe dialogun

Komandanti i KFOR-it dhe ambasadori bullgar diskutojnë për sigurinë dhe dialogun

Komandanti i Misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-it, Enrico Barduani të mërkurën është takuar me ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Hristo Gudjev, me të cilin ka diskutuar për situatën e sigurisë dhe dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Kështu kanë njoftuar nëpërmjet një komunikate për media.

“Ata shkëmbyen mendime mbi tema të ndryshme, duke përfshirë aktivitetet e KFOR-it sipas mandatit të tij të OKB-së, si dhe për përpjekjet e vazhdueshme të sigurisë në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në komunikatë.

Komandanti i KFOR-it nënvizoi përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës, pavarësisht nga përkatësia etnike, politike, gjinia apo feja.

Ai uroi gjithashtu ambasadorin për kontributin e gjatë të BRG-së në KFOR dhe në stabilitetin rajonal.

Ky takim ishte pjesë e ndërveprimeve të rregullta të Barduanit me homologët e tij përkatës në Kosovë dhe në mbarë rajonin.

Shpërndaje në: