Ishte në kërkim ndërkombëtar, FAST e arreston shtetasen e Shqipërisë në Lipjan

Ishte në kërkim ndërkombëtar, FAST e arreston shtetasen e Shqipërisë në Lipjan

Është arrestuar dje në Lipjan një shtetase e Shqipërisë, njofton policia e Kosovës.

Sipas tyre ajo ishte në kërkim ndërkombëtar.

E njëjta me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Lipjan / 26.11.2024-14:00. Në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar njësiti FAST në koordinim me prokurorin kanë arrestuar të dyshuarën femër shtetase e Shqipërisë dhe e njëjta është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në: