Mushkolaj kërkon përgjegjësi: Skandali i drejtorit të RTK-së me AKI-në duhet të hetohet
Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar pas publikimit të audio-incizimeve ku dëshmohet se Rilind Gërvalla, drejtor i TV në RTK, e kishte përfshirë AKI-në në lajmin kundër Nacionales e Periskopit.
Mushkolaj ka kërkuar që skandali duhet të hetohet, pasi jetët e gazetarëve janë rrezikuar.
Postimi:
Përfshirja e AKI’së nga ana e drejtorit të Televizionit të Kosovës në raportimet e rrejshme dhe të rrezikshme kundër Nacionales dhe Periskopit duhet të hetohet. Skandali nuk duhet të heshtet, sepse jetët e gazetarëve janë rrezikuar seriozisht