Osmani takohet me presidentin e Kolumbisë: Flasin për fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare

Osmani takohet me presidentin e Kolumbisë: Flasin për fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit të saj në Kolumbi ka takuar presidentin e Kolumbisë, Gustavo Petro.

Osmani përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kjo është vizita e parë e një kreu të shtetit nga Kosova në Kolumbi, shkruan lajmi.net.

“Diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme si siguria, turizmi, ekonomia e kultura, si dhe për fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Mirënjohëse pafund për mbështetjen për Kosovën!”, ka shkruar Osmani.

Postimi:

Pritje me nderime të larta ushtarake në Pallatin Presidencial në Bogota, nga Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro

Kolumbia shfaqi një respekt të veçantë dhe dashamirësi për Kosovën dhe qytetarët tanë gjatë vizitës sime zyrtare në këtë shtet, që është gjithashtu vizita e parë e një kreu shteti nga Kosova në Kolumbi.

Diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme si siguria, turizmi, ekonomia e kultura, si dhe për fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Mirënjohëse pafund për mbështetjen për Kosovën!

Shpërndaje në: