Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga të hyrat nga faturimi deri mbi 600 mijë euro. Menaxhmenti i kësaj ndërmarrje gjatë perudhës së fundit kohore është angazhuar në inkasimin e të hyrave duke ua mundësuar konsumatorëve shlyerjen e borxheve nëpërmjet kësteve, andaj kjo ka ndikur në rritjen e inkasimit. Pastaj janë regjistruar qindra inkasime të reja pas identifikimeve në terren  nga inspektorët e kësaj ndërmarrje. Po ashtu ky institucion gjatë vitit të fundit ka marrë edhe mirënjohje nga organizata të ndryshme për mbajtje të pastërtisë në qytet dhe për grumbullimin e mbeturinave me kohë.

Kjo ndërmarrje që drejtohet nga drejtori Basri Syla, ka arritur të përfiton donacione për kompaninë si: Kamionë të rinj nga FW-së, GIZ dhe nga Qeverisë Japoneze.

Drejtori Syla ka thënë për telegrafin se bashkë me ekipin e tij menaxherial kanë arritur të përmirësojnë dukshëm nivelin e shërbimit në terren, duke kryer shërbime në kohe dhe duke përfshirë një zone më të gjerë të shërbimit krahasuar me vitet paraprake. Sipas Syles kjo më së miri vërehet ndër vite me rritjen e numrin të klientëve të cilëve u shërbejnë në zonën e shërbimit në kohë reale.

“Ndërmarrja është ballafaquar me telashe të natyrave të ndryshme të trashëguara ndër vite, si ato financiare dhe operative, por tani është një gjendje krejt ndryshe sepse kemi përmirësuar shërbimet, kemi rritur pagat dhe kemi kursyer mijëra euro. Kemi përfituar donacione në makineri e kemi nënshkruar kontrata me qindra e mijëra euro duke i rritur të hyrat e kompanisë”, ka thënë Syla.

Syla më tej ka sqaruar se sipas statistikave në vitin 2022 kanë pasur një mijë e 251 klient më shumë të faturuar, pastaj në vitin 2023 kanë pasur 7 mijë e 954 klient më shumë në krahasim me vitin paraprak. Ndërkaq gjatë kësaj periudhe të vitit 2024 kompania ka regjistruar edhe 2018 klient të rinjtë.

“Menaxhmenti i KRM “Pastërtia” vazhdimisht ka pasur në fokus rritjen e zones së shërbimit si dhe rritjen e numrit të klientëve të rinj, duke u munduar që përmes kësaj të arrihet në rritjen e të hyrave e në përgjithësi përmirësimin e aktivitetit financiar dhe në këtë lidhje direket edhe të kushteve të përgjithshme të kompanisë”, ka thënë më tej Syla.

Sipas raporteve të kësaj kompanie në vitin 2022 kanë pasur të hyra prej 2.076,266 euro nga faturimet, apo rreth 21 mijë euro më shumë në krahasim me vitin 2021.

Ndërkaq, në vitin 2023 të hyrat e faturuara ishin në vlerë prej 2,837,357 euro, apo 761,091 euro më shumë në krahasim me vitin paraprak.

“Për periudhën nëntëmujore janar –shtator 2024, kompania KRM “Pastërtia” Sh.A. ka arritur te realizoj të hyra të faturuara prej 2,295,670.00 euro, pra 240,686.00 euro të hyra më shumë krahasuar me periudhën janar-shtator të vitit paraprak. Nga kjo rritje e realizuar nga të hyrat e faturuara, vetëm për komunën e Ferizajt, kemi pasur rritje të të hyrave nga viti 2022 ne vitin 2023 prej 611 mijë e 472 euro”, thuhet në raportin e kësaj ndërmarrje.

Ndërkaq, drejtori Syla, ka deklaruar se menaxhmenti i KRM “Pastërtia” Sh.A. vazhdimisht është angazhuar ne minimizimin e shpenzimeve e sidomos atyre operative, që sipas tij, duke krijuar një efiqient të lartë në zhvillimin e aktivitetit të saj operativ.

“Pagat për vitin 2022 kanë qenë më të mëdha per 84,093 euro krahasuar me vitin 2021, ndërsa për vitin 2023 pagat ishin më të larta për 155,021 euro krahasuar me vitin 2022. Gjithashtu për periudhën Janar-Shtator 2024 kemi 179,980 euro paga më shumë sesa periudha paraprake 2023. Kjo gjë dëshmon se Menaxhmenti i kompanisë vazhdimisht kemi qenë të angazhuar në rritjen e pagave dhe përmirësimin e kushteve për punëtorët e kompanisë, ku vetem brenda nje periudhe 1 vjeçare (Mars 2023-Mars 2024) kemi bërë rritje të pagave 4 herë (përfshire edhe shujtën dhe nivelizimin sipas koeficientit”, ka deklaruar Syla.

Shpërndaje në: