Në lokacione të ndara arrestohen tre persona në Prishtinë, kërkoheshin me urdhëresë të Gjykatës
Në tri lokacione të ndryshme në Prishtinë, sot janë arrestuar tre persona që kërkoheshin me urdhëresa të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Të arrestuarit janë:
-I.K, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me burgim, (15 muaj) për veprën Blerja posedimi , shperndarja dhe shitja e substancave narkotike,
-B. K, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me burgim, (125 ditë) për veprën posedim i paautorizuar i narkotikëve dhe
– A.B, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me burgim 1 vit, për raste të rënda të vjedhjeve grabitqare,
“Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i dyshuar është dërguar për vuajtje të dënimit.”