VV-ja jashtë thoshte “ku është Bedri Hamza”, ai brenda debatonte me Faruk Mujkën në seancë
U mbajt mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal të Mitrovicës nën drejtimin e kryesueses, Vesa Broja, dhe në prani të kryetarit të komunës, Bedri Hamza, asamblistëve dhe drejtorëve komunal, sot është mbajtur seanca e 36-të e rregullt e Kuvendit të Komunës.
Fillimisht kryesuesja Broja, propozoi rendin e ditës për miratim, me ç’ rast këshilltarët komunal aprovuan rendin e ditës për këtë seancë.
Ndërkaq, VV-ja jashtë thoshte “ku është Bedri Hamza”, ndërkohë ai ishte brenda duke debatuar me Faruk Mujkën në seancë.