Më 17 dhjetor takimi i radhës në dialog
Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve pritet të vazhdojë më 17 dhjetor.
Këtë e ka konfirmuar këshilltari i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, Klisman Kadiu.
Zhvillimi i takimit në dhjetor është paralajmëruar edhe nga emisari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak, ditë më parë.
Ende nuk dihet se çfarë do të diskutohet e as nëse do të arrihet të zhvillohet një takim trepalësh.
Takimi i fundit në nivel të kryenegociatorëve është mbajtur më 24 tetor.
Pas takimi Bislimi pati thënë se nuk ka pasur rezultate në pikën rreth ecjes përpara në normalizim të raporteve me Serbinë. Ai e pati quajtur rund të dështuar takimin me Petar Petkoviqin e Serbisë, nën ndërmjetësimin e emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.
Ndërkohë Petkoviqi pati deklaruar se bisedimet ishin të mundimshme dhe se delegacioni i tij ka insistuar në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe./KOHA