VV-ja shpallë zgjedhjet e brendshme për kandidim për deputetë për zgjedhjet më 9 shkurt
Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se ka shpallur zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurti.
Sipas njoftimit, të interesuarit për kandidim për deputetët duhet të të paraqesin deklaratën e kandidaturës me dokumentacionin shoqërues nga data 26.11.2024 deri me datë 30.11.2024.
“Të gjithë anëtarët e Lëvizjes, të interesuar për të kandiduar në këto zgjedhje duhet të paraqesin deklaratën e kandidaturës me dokumentacionin shoqërues nga data 26.11.2024 deri me datë 30.11.2024. Në secilën Qendër të Lëvizjes VETËVENDOSJE! janë ngritur Komisionet Zgjedhore Ad-Hoc të Qendrave, ku anëtarët e interesuar mund të drejtohen për çdo informacion të mëtejshëm”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Në përputhje me Statutin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Rregulloren e Zgjedhjeve të Brendshme, Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025.
Të gjithë anëtarët e Lëvizjes, të interesuar për të kandiduar në këto zgjedhje duhet të paraqesin deklaratën e kandidaturës me dokumentacionin shoqërues nga data 26.11.2024 deri me datë 30.11.2024. Në secilën Qendër të Lëvizjes VETËVENDOSJE! janë ngritur Komisionet Zgjedhore Ad-Hoc të Qendrave, ku anëtarët e interesuar mund të drejtohen për çdo informacion të mëtejshëm.
Me besimin e plotë në vlerat e demokracisë sonë të brendshme dhe në respektim të Statutit, ky proces synon të çojë përpara kandidatet dhe kandidatët më të përgatitur për fitoren plebishitare të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.