Arrestohen dy të mitur në Ferizaj, tentuan ta grabisin një market

Arrestohen dy të mitur në Ferizaj, tentuan ta grabisin një market

Janë arrestuar dy të mitur në Ferizaj, pasi kanë tentuar ta grabisin një market.

Mësohet se të dy kanë hyrë në market, ku njëri mbante një armë, nën kërcënimin e së cilës tentuar tentuar të kryejnë grabitjen, mirëpo kanë hasur në rezistencë dhe janë ndaluar nga dy pronarët e marketit.

“Me datën 26.11.2024 rreth orës 03:26 kemi pranuar një informatë se në një market në rrugën ‘’Ramadan Rexhepi ‘’ në Ferizaj është një tentim grabitje në progres nga dy persona. Të mënjëhershëm në reagim kanë qenë patrullat e policisë, të cilët kanë arrestuar të dyshuarit”.

“Nga hetimet e para është mësuar se dy persona, meshkuj, njëri me armë (pistoletë) kanë hyrë në market dhe nën kërcënim të armës kanë tentuar të kryejnë grabitje, mirëpo kanë hasur në rezistencë dhe janë ndaluar nga dy pronarët e marketit, të cilët kanë arritur t’ia largojnë pistoletën nga dora, e në ndërkohë kanë arritur policët e rendit të stacionit të Ferizajt, të cilët i kanë arrestuar dhe shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj, ndërsa si provë materiale kanë sekuestruar edhe armën ( imitim i pistoletës së zjarrit), e cila dyshohet se është përdorur gjatë tentim grabitjes”.

“Në rast janë kyçur edhe hetuesit rajonal, të cilët nën autorizim të prokurorit të shtetit i kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për hetimin e rastit. Të dyshuarit meshkuj, të moshave 16 vjeçar dhe 15 vjeçar, në prezencë të avokatit mbrojtës me detyrë zyrtare dhe zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale janë intervistuar nga hetuesit rajonal, ndërsa me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar në mbajtje për 24 orë, për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shpërndaje në: