Qeveria reagon pas deklaratës se gruaja e Kurtit jeton dhe punon në Beograd

Qeveria reagon pas deklaratës se gruaja e Kurtit jeton dhe punon në Beograd

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se gruaja e kryeministrit Albin Kurtit jeton midis Oslos dhe Prishtinës. Ky reagim vjen pas deklaratës së gazetarit serb Branislav Kërstiq, i cili tha se gruaja Kurtit është duke jetuar dhe punuar në Beograd.

“Gruaja e kryeministrit tonë është e punësuar në Beograd”, ka thënë Kërstiq mbrëmë.

Këto deklarata, zëdhënësi i Qeverisë i ka quajtur të pavërteta, duke thënë se bashkëshortja e Kurtit është e punësuar vetëm në NUPI dhe jeton midis Oslos dhe Prishtinës.

“Kjo nuk është e vërtetë. Ky është lajm i rremë. Bashkëshortja e Kryeministrit Kurti është e punësuar vetëm në NUPI (Insituti Norvegjez për Çështje Ndërkombëtare) dhe jeton midis Oslos dhe Prishtinës. Gjithashtu, nuk është anëtare në asnjë bord askund”, ka thënë Kryeziu për Kanal10.

Kërstiq, mbrëmë në “Politiko” është shprehur i bindur se gruaja e Kurtit është e punësuar në një kompani ndërkombëtare, e cila e monitoron dhe udhëheq prodhimin e elektricitetit në Serbi.

“Gruaja e z.Kurtit është duke punuar në Beograd. Është e angazhuar në një kompani ndërkombëtare e cila është duke monituru dhe udhëheq krejt prodhimin e elektricitetit në Serbi në shtetin e Serbisë”, ka thënë Kërstiq.

Shpërndaje në: