Kërkohej nga Gjermania, sekuestrohet në Vushtrri një veturë
Policia e Kosovës ka njoftuar se një veturë e cila kërkohej nga Gjemani është sekuestruar në Vushtrri.
Rasti është cilësuar si mashtrim dhe thuhet se ka ndodhur më 19 nëntor.
“Policia e Kosovës me kërkesë te zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar kanë arritur që ta lokalizojnë një veturë te një person mashkull kosovar. Vetura e cila ishte në kërkim nga shteti gjerman është sekuestruar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Rasti thuhet se është nën hetime.