Smakaj: Nëse gruaja e Thaçit do të ishte në raporte kaq të thella në biznes me Serbi, sikur ajo e Kurtit, militantët e VV-së e kishin shpallur tradhtar të kombit

Smakaj: Nëse gruaja e Thaçit do të ishte në raporte kaq të thella në biznes me Serbi, sikur ajo e Kurtit, militantët e VV-së e kishin shpallur tradhtar të kombit

Aktivisti nga diaspora, Driton Smakaj, ka shkruar pas deklaratës të gazetarit serb, se gruaja e Albin Kurtit punon në Serbi.

Smakaj në Facebook u shpreh se klani i Kurtit dhe Vuciqit janë fitimtarë në projektin e tranzicionit të energjisë së bashku me kompaninë norvegjeze.

Ai tha se nëse gruaja e Thaçit do të ishte në raporte kaq të thella në biznes me Serbi, sikurse gruaja e Kurtit, militantët e VV-së katërqind herë e kishin shpallur tradhtar të kombit.

 

Postimi i plotë:

Qenkan mbushur rrjetat sociale me lajmin se gruaja e Kryeministrit të Kosovës jeton dhe punon në Beograd.

Unë këtë nuk e di.

Pra të nderuara Shqiponja,

Gruaja e Kryeministrit është zyrtare e lartë e Institutit të Norvegjisë për Raportet Ndërkombëtare.

Kompania e madhe norvegjeze Rystad Energy është në raporte të drejtpërdrejta me sektorin e energjisë në Serbi në një projekt të madh të tranzicionit të energjisë atje.

Kompania norvegjeze nuk ka shanse me hy në raporte biznesi me shtetin e Serbisë pa kaluar nëpër zyrat e Institutit të Norvegjisë. Realisht asaj edhe nuk i ban fort përshtypje kë e ka burrë nga ky kënd i vështrimit. Asaj i bën përshtypje interesi i Norvegjisë në Ballkan, edhe i shkon fort përshtat rritja e çmimit të rrymës në vendet ballkanike.

Klani i Albinit edhe i Vuçiqit janë fitimtarë në këtë projekt të madh të tranzicionit të energjisë së bashku me Rystad Energy. Askush tjetër.

Kosova nuk ka as më të voglin interes në këtë mishmash. Kosovës i duhet një TERMOCENTRAL i ri që e pavarëson vendin me energji. Fatkeqësisht Albin zeza është një vegël për gjynah e mafisë energjetike të Ballkanit, prandaj bëri çmos që të anulohet projekti KOSOVA E RE dhe rriti çmimin e rrymës 120% për të vjedhur edhe familjet nën asistencë sociale në fatura të rrymës.

Sidoqoftë, sikur gruaja e Thaçit të ishte në raporte kaq të thella në biznes me Serbi, militantët e VV-së katërqind herë e kishin shpallur tradhtar të kombit. Ndërsa, për Binin çele guri gojën.

Bëjeni shqiponjën se tash në dimër edhe keni me pagua shtrenjtë rrymën, edhe keni me ble agregata se duhet nganjëherë me i dhez për me ba zhurmë.

Shpërndaje në: